Përshkrim
Karrige kampingu (me mini-tavolinë)
Karrige Kampingu: Kjo karrige është një dhuratë e mirë jo vetëm për të tjerët, por edhe për veten tuaj. Ajo është një aksesor shumë i vlefshëm për këdo që ka pasion apo viziton shpesh fshatra, si dhe për kamping vazhdimisht. Është ideale për këdo dhe lehtësisht e përdorshme. Mund ta hapni dhe mbyllni lehtësisht, si mund ta mbani në makinë pa ju zënë shumë hapësirë. Karrigeja është e pajisur me një mini-tavolinë të vogël, e cila ka një hapësirë të dedikuar për vendosjen e gotave apo shisheve për pije. Gjithashtu edhe kjo mini-tavolinë është lehtësisht e palosshme.
Material Rezistent: Karrigia e kampingut ka një strukturë metalike shumë të fortë dhe rezistente ndaj përdorimit të vazhdueshëm. Gjithashtu ka në përbërje një copë cilësore e cila është rezistente dhe komode, duke e bërë atë të përballojë pesha të ndryshme dhe të ofrojë rehati në momentin kur uleni.
Dizajn i thjeshtë: Karrigia vjen me një dizajn të thjeshtë dhe kompakt njëkohësisht. Ajo vjen me përmasat: 63 x 52 x 92cm (karrigia), e cila paloset lehtësisht dhe nuk zë shumë vend; 40.5 x 28.5cm (mini-tavolina), sipërfaqe e bollshme për vendosjen e sendeve tuaja dhe një vend i dedikuar për vendosjen e pijeve; 54 x 49 x 32cm (mbështetësja), sipërfaqe e mjaftueshme për tu mbështetur dhe për relaksuar trupin tuaj.

Nuk ka ende komente.