Përshkrim
Mini-kamera sigurie (me bateri)
Përshkrimi:
Mini-kamera: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal.
Mundëson monitorimin e ambientit ku ju do ta montoni.
Kamera ka dizajn të vogël – e përshtatshme për ta fshehur (në hapësira ku nuk duket).
Kamera me Wireless: Kamera është e pajisur me modul wireless.
Moduli wireless, mundëson lidhjen e kameras me rrjetin lokal të ambientit ku ju nevojit për montim.
Me anë të aplikacionit të kameras ju keni mundësinë e kontrollit në distancë.
Bateri e rikarikueshme: Mini-Kamera është e pajisur me bateri të rikarikueshme.
Sugjerohet që kamera të jetë gjithmonë në fuqizim, por prania e baterisë siguron regjistrim pamjesh edhe në rast se dritat fiken.
Kartë memorie: Kamera është e pajisur me kartë memorie me anë të së cilës mundësohet regjistrimi audio-vizual i pamjeve të ambientit ku ju do ta përdorni.
Konfigurim i thjeshtë sipas manualit:
- Vendosni kameran në fuqizim
- Ndizeni me anë të butonit në pjesën e poshtëme
- Duhet që kamera të jetë në afërsi të routerit (wireless-it) të ambientit ku ju do ta montoni
- Shkarkoni aplikacionin (ULooka) të cilin e gjeni me anë të skanimit të barkodit QR.
- Në aplikacion përzgjidhni: Add Device
- Surveillance camera with Hotspot
- Në settings të telefonit tuaj lidhuni me hotspotin e kameras
- Kthehuni në aplikacion pas lidhjes me hotspotin
- Vendosni konfigurimet e nevojshme të wirelessit të ambientit
- Pasi të vendosni kredencialet e sakta – pajisja do të bëje Restart – dhe kamera në aplikacion do të shfaqet me simbolin Online.
- Ju keni mundësinë e kontrollit nga distanca – me anë të internetit.

Nuk ka ende komente.