Përshkrim
Kabinet për tualet me montim në mure (80×45 cm)
Kabinet për tualetin: Ky kabinet për tualetin përfshin pasqyrën, e cila është me drita LED, lavamanin dhe komedinën ngjyrë gri e cila montohet në mure. Ka një dizajn modern dhe kompakt, lehtësisht e përshtatshme me çdo tualet ku do të instalohet. Një dizajn kompakt i cili kursen hapësirë të bollshëm në tualetin tuaj, por duke i shtuar një pamje pak më ndryshe.
Lavaman qeramike: Lavami është i ndërtuar prej materialit e qeramikës i cili është i material rezistent ndaj gërvishtjes apo edhe kimikateve të pastrimit, duke e bërë lavamanin lehtësisht të pastrueshëm. Përmasat totale të tij janë 48 cm gjatësia, 80 gjerësia dhe ka një trashësi 3 cm. Përmasat e lavamanit brenda janë: 14 cm thellësi, 31 cm gjatësi dhe 53 cm gjerësi. Ka 2 vrima për instalimin e tubit të shkarkimit dhe për instalimin e rubinetit. Diametri i i vrimës për instalimin e tubit të shkarkimit është 4.5 cm dhe diametri i vrimës për instalimin e rubinetit është 4 cm.
Lavamani instalohet mbi komedinën dhe duhet vendosur me kujdes që të mos thyhet.
Komedinë murale: Komedina e cila vendoset në mure, vjen me një ngjyrë gri, e cila kombinohet lehtësisht me lavamanin dhe me pasqyrën. Përmasat e saj janë 45 cm lartësi, 80 cm gjatësi dhe 46 cm gjerësi. Komedina është e lyer me material rezistent ndaj lagështirës që mund të krijohet në tualetin tuaj. Ka 2 dyer me përmasa 38×38 cm, të cilat janë montuar me mentesha që ofrojnë një mbyllje të ngadalte pa shkaktuar përplasje. Brenda komedinës ka një hapësirë të bollshme për vendosjen e sendeve apo gjërave që ju nevojiten më shumë në banjo.
Pasqyrë me drita LED: Pasqyra e këtij kabineti ka një dizajn shumë të thjeshtë dhe jo të rënduar. Është e pajisur rreth saj me drita LED, për përdorim në momente që ju nevojitet. Përmasat e pasqyrës janë 80×60 cm dhe ka cepa të harkuar. Montimi i pasqyrës në mure është shumë i thjeshtë dhe ju ofron fleksibilitet për montim vertikalisht apo horizontalisht. Kabulli i cili fuqizon dritat LED është 1 m i gjatë dhe mund të futet në prizë. Ka një buton i cili përveç se ndez dritat LED, ndryshon edhe modalitet e ngjyrave që ofrojnë dritat LED. Gjithsej ka 2 ngjyra të ndryshme, të bardhë dhe portokalli, ndërsa modaliteti i fundit është kombinim i të dyja ngjyrave.

Nuk ka ende komente.