Përshkrim
Hardhi dekorative dhe me drita LED (1.9m)
Dizajn i thjeshtë dhe modern: Kjo hardhi dekorative dhe me drita LED të vendosura tek lulet rozë, ka një gjatësi deri në 190cm dhe është një aksesor dekorativ ideal për ambientin e shtëpisë apo biznesit tuaj. Hardhia mund të përshtatet lehtësisht me çdo ambient ku ju dëshironi që ta vendosni atë, siç mund të jetë brenda apo jashtë shtëpisë suaj, mund t’i vendosni në gardhin tuaj, parmakë, ballkon, mure etj. Dizajni i thjeshtë i saj e bën atë të kombinohet dhe përshtatet lehtësisht me ambientin ku ju do ta vendosni.
Instalim i thjeshtë: Hardhia mund të vendoset në vende të ndryshme në ambientet tuaja. Nëse dëshironi që t’i vendosni në parmakë, mund t’i kapni lehtësisht me tel ato. Për instalimin në mure dhe për dhënien e formës hardhisë, në paketim do të ketë ngjitëset dhe kapëset bashkë me to. Mund t’i ngjisni ngjitëset në mure dhe të kapni hardhinë me kapëse, dhe do t’i keni hardhitë e ngjitura në mure, në mënyrë estetike.
Përdorim i ndryshëm i ndriçimit: Dritat LED, të cilat janë të vendosura tek lulet rozë, vijnë me 10 nivele të ndryshme ndriçimi, duke e lënë në dorën tuaj stilin dhe intensitetin e dritës. Në total janë 96 drita LED dhe të gjitha komandohen nga telekomanda. Teli i hardhisë është mjaftueshëm i gjatë dhe lidhet lehtësisht me karikues USB, ku ndodhet dhe një buton për ndezjen dhe fikjen e dritave LED.

Nuk ka ende komente.