Përshkrim
Ganxhë çeliku 5cm (2 inch) për tërheqje rimorkio
Zgjidhje e besueshme: Kjo ganxhë çeliku është projektuar për të përballuar ngarkesa deri në 7,257kg (16.000 lbs), duke ofruar siguri dhe qëndrueshmëri gjatë tërheqjeve të rimorkiove apo pajisjeve me pesha të rënda. Është një zgjedhje ideale për drejtues të makina SUV, kamionëve, apo pick-up, të cilët kërkojnë një sistem të fortë, besueshëm dhe të qëndrueshëm njëkohësisht, për përdorim të përditshëm personal dhe profesional.
Funksionalitet i thjeshtë: Ganxha lidhet me automjete të ndryshme të cilat suportojnë ganxhë 5 cm (2inch), duke mundësuar tërheqje të peshave pa problem. Mekanizmi i sipërm i bllokimit ndihmon në parandalimin e lëvizjeve të padëshiruara gjatë tërheqjes së rimorkios, duke rritur sigurinë gjatë përdorimit të saj. Montimi i thjeshtë ju mundëson që ta përdorni atë për tërheqje të automjeteve apo rimorkiove të ndryshme pa asnjë problem.
Material cilësor: I ndërtuar prej celiku të fort dhe i mbështjellur me veshje kundër ndryshkut dhe korrizionit, e bën këtë ganxhë shumë cilësore, të fortë dhe të sigurt për ta përdorur atë në çdo lloj kushti atmosferik.

Nuk ka ende komente.