Përshkrim
Feneline Dykolore LED me 4 Lente Fokusuese
Ndriçim i fuqishëm me modalitete të ndryshme ndriçimi: Kjo fenelinë LED dykolore është e pajisur me 4 lente me dalje drite të përqendruar, duke siguruar ndriçim të fuqishëm për përdorim në automjete dhe motorra. Ofron disa modalitete ndriçimi, duke përfshirë dritë të bardhë me fuqi 12W, dritë të verdhë 11Watt, kombinim statik të bardhë dhe të verdhë 17Watt, si dhe kombinim pulsues (blic) me fuqi 7Watt. Gjithashtu disponon funksion emergjence me dritë të kuqe dhe blu, si në modalitet statik (me fuqi 4watt) ashtu edhe pulsues (2watt), për sinjalizim të dukshëm në situata të veçanta.
Konstruksion metalik me lehtësi montimi: E ndërtuar me strukturë metalike rezistente ndaj tronditjeve dhe depërtimit të ujit, kjo fenelinë është projektuar për të përballuar përdorimin në kushte të ndryshme atmosferike dhe terreni. Montimi realizohet lehtësisht me vidë, duke siguruar fiksim të qëndrueshëm dhe instalim praktik në lloje të ndryshme makinash dhe motorrash.
Instalim i thjeshtë dhe kontroll i modaliteteve: Fenelina është e pajisur me fishë konektuese me 3 fije për lidhje të lehtë elektrike: fija e zezë shërben si poli negativ, fija e verdhë aktivizon fenelinën, ndërsa fija e kuqe fuqizon 4 lentet projektuese. Përzgjedhja e modaliteteve të ndriçimit kryhet në mënyrë të thjeshtë duke fikur dhe ndezur dritën, ndërsa për një instalim të sigurt dhe funksionim optimal rekomandohet që lidhja elektrike të realizohet nga një elektroauto me eksperiencë.

Nuk ka ende komente.