Përshkrim
Ekspres për kafe (me kapsula) SN-CM01
Ekspres për kafe: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në shtëpi apo në zyrën tuaj.
Mundëson bërjen e kafes në kohë të shkurtër në shtëpinë tuaj për shijim në komoditet dhe privatësinë tuaj.
Ekspresi funksionon vetëm me anë të kapsulave të kafes.
Ekspress Elektrik: Ekspresi ka fuqi totale prej 750watt, duke ofruar proces efikas me kursim energjie.
Pajisur me pompë të fuqishme (50Watt) e cila mundëson dalje me presion të fortë prej 15 deri në 19 Bar, ofron kafe kremoze me shije.
Kontenitor Uji & Kapsulash: Ekspresi është i pajisur me kontenitor uji, me kapacitet prej 1100ml, duke ofruar bërjen e kafeve të shumta pa pasur nevojën e rimbushjes me ujë çdo herë.
Pajisja është e pajisur me kontenitor për kapsulat e përdorura, për të reduktuar kohën e humbur.
Për të pastruar kontenitorin e kapsulave të përdorura mjafton ta tërhiqni me kujdes drejt vetes.
Pasi të hidhni kapsulat e mbledhura (sugjerohet pas 6 deri në 7 përdorime të pastrohet për higjienë të shtuar).
Kontenitori duhet larë dhe tharë mirë me ujë të rrjedhshëm.
Përdorim i lehtë: Ekspresi është lehtësisht i përdorshëm, nga vetë ju, pa asistencë.
- Mbusheni me ujë.
- Vendosni kapsulën e kafes dhe ndizni.
- Prisni pak çaste derisa uji të ngrohet në temperaturën e duhur.
- Derisa uji të ngrohet në temperaturën e duhur, drita në dy butonat e inkorporuar pulsojnë.
- Pasi arrihet temperatura e duhur dritat qëndrojnë statike.
- Mjafton të klikoni një nga butonat për të filluar procesin.
- Butoni me filxhanin e vogël – për ekspress (30-40ml ujë)
- Butoni me filxhanin e madh per kafe të gjatë, kapucino apo pije të tjera me kafe. (60-80ml)

Nuk ka ende komente.