Përshkrim
Dron me Bateri dhe Telekomandë – 2 Kamera HD
Dron me 2 kamera: Ky dron vjen me një dizajn kompakt ne ngjyrë të zezë, me përmasa 14x12x5 cm. Ai është i pajisur me dy kamera, ku kamera kryesore është HD, si dhe me ndriçim LED RGB. Dizajni i dronit ofron mbrojtje rrethuese 360 gradë për helikat gjatë lojës. Droni komandohet nga telekomanda e tij 2.4GHz, e cila ka përmasa 15×6.5×7 cm.
Funksionalitetet: Droni ka sistem të integruar për shmangien e pengesave dhe ofron mundësi për ta ruajtur pozicionin e tij në ajër, duke qëndruar pezull. Ka funksione si modaliteti pa kokë, rrotullimi 360 gradë, si dhe ngritja e ulja e dronit mundësphen me një buton të vetëm. Gjithashtu, droni lidhet me telefonin me anë të Wi-Fi dhe mund të kontrollohet nëpërmjet aplikacionit përkatës. Përmes aplikacionit mund të përdoren funksione të avancuara si udhëtimi sipas trajektores së caktuar dhe realizimi i fotove duke përdorur xhestet me dorë.
Bateria dhe Aksesorët: Droni është i pajisur me bateri të rikarikueshme dhe në paketim përfshihet fisha e karikimit për të. Koha e karikimit të baterisë është rreth 60 minuta. Telekomanda përdor 2 bateri të llojit AA 1.5V për funksionimin e saj, të cilat nuk janë të përfshira në paketim. Gjithashtu, në paketim përfshihen edhe 2 helika shtesë në rast dëmtimi të helikave ekzistuese.
Droni është i përshtatshëm për përdoruesit mbi moshën 14 vjeç dhe është një zgjedhje mjaft të mirë për dhuratë për këdo.

Nuk ka ende komente.