Përshkrim
Kamera inteligjente (me Wi-Fi)
Kamera Sigurie me Wi-Fi: Aksesor për monitorimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, duke ju mundësuar kontrollim të gjithçkaje në kohë reale direkt nga telefoni juaj. Kamera lidhet me aplikacionin përkatës përmes rrjetit Wireless 2.4GHz dhe ofron transmetim dhe regjistrim video me rezolucion të lartë deri në 1080p.
Këndi i regjistrimit mund të komandohet lehtësisht nga telefoni, ndërsa mekanizmi i lëvizjes mundëson rrotullim deri në 270° horizontalisht (Pan) dhe 90° vertikalisht (Tilt), për mbulim sa më të gjerë të ambientit.
Night Vision, Drita LED & Kartë memorie MicroSD: E pajisur me funksionin Night Vision dhe drita LED, kamera siguron pamje të qarta edhe gjatë natës ose në kushte errësire. Sensori inteligjent i lëvizjes zbulon aktivitetin në zonën e monitoruar dhe dërgon njoftime të menjëhershme në aplikacion, duke ju mbajtur të informuar në çdo moment.
Gjithashtu, kamera mbështet kartë memorie micro SD deri në 32GB për ruajtjen e regjistrimeve dhe përfshin mikrofon të integruar për regjistrimin e audios.
Audio e dyanëshme, Lehtësi konfigurimi: Falë funksionit audio me dy drejtime, kamera është e pajisur edhe me altoparlant të integruar, duke ju lejuar të flisni nga telefoni dhe zëri të dëgjohet në ambientin ku është vendosur pajisja. Trupi rezistent ndaj kushteve atmosferike e bën të përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme. Konfigurimi është i thjeshtë dhe realizohet përmes skanimit të një kodi QR në aplikacion, pas së cilës mund ta monitoroni dhe kontrolloni kamerën nga kudo ku ndodheni.
Konfigurimi:
- Shkarkoni aplikacionin përkatës.
- Hapni aplikacionin dhe regjistrohuni.
- Ndizni kameran, pas 30sekondash do tiu sinjalizojë për gatishmërinë në konfigurim.
- Klikoni mbi (+) Add device.
- Përzgjidhni modalitetin e konfigurimit me kod QR.
- Vendosni passwordin e wirelessit të ambientit ku do ta montoni.
- Në ekran do të shfaqet një kod QR.
- Kodin QR drejtojani kameras në një distancë 10-15cm.
- Pas disa sekondash kamera do tiu japë sinjali zanor për fillimin e procesit të konfigurimit.
- Pas përfundimit të procesit në telefon (0-100%).
- Ju do të mund të kontrolloni kameran nga kudo.

Nuk ka ende komente.