Përshkrim
Derë e Blinduar Apartamenti (96x205cm)
Derë e Blinduar: Projektuar për të garantuar siguri maksimale dhe mbrojtje të besueshme për ambientet e banimit. Ndërtuar me strukturë metalike të fortë dhe mekanizëm cilësor mbylljeje, ajo ofron rezistencë të lartë ndaj goditjeve dhe përpjekjeve për hapje me forcë.
Dizajn Modern: Falë dizajnit modern dhe elegant, kjo derë përshtatet lehtësisht me çdo hyrje apartamenti, duke kombinuar funksionalitetin me estetikën. Përveç sigurisë, ajo ndihmon edhe në izolimin termik dhe akustik, duke krijuar një ambient më të qetë dhe komod brenda shtëpisë.
Sistemi i Avancuar i Mbylljes: Me shumë pika sigurie rrit ndjeshëm nivelin e mbrojtjes për familjen dhe pronën tuaj, ndërsa hapja nga e majta dhe përmasat standarde e bëjnë të përshtatshme për instalim në shumicën e hyrjeve.
Përmasat:
- Kasa e jashtme: 102 x 208.5 cm
- Kasa e brendshme: 96 x 205 cm
- Dera: 197 cm bashkë me bordur 200.5 cm
Gjerësi: 87 cm - Hapesira e brendshme e kasës: 81 cm gjerësi – 193.5 cm lartësi
- Gjerësia e instalimit të kasës: 9 cm
- Gjerësia totale e kasës: 12 cm.
Nuk ofrohet shërbim transporti për produktin!
Produktin mund ta tërhiqni fizikisht në dyqan!

Nuk ka ende komente.