Përshkrim
Derë duralumini me xham për ambiente të ndryshme (200x80cm)
Përmasat e derës dhe kasës: Kasa e derës prej alumini vjen me përmasa të jashtme prej 203 cm lartësi dhe 86.5 cm gjerësi, ndërsa ka kasa e brendshme ka përmasat 200 cm lartësi dhe 80 cm gjerësi. Gjerësia totale e strukturës së kasës është 6.5cm, ndërsa gjerësia e instalimit të saj është 5 cm duke e bërë atë të përshtatshme për mur të gjerësive të ndryshme.
Dera vjen me përmasa prej 197 cm lartësi dhe 74 cm gjerësi, ndërsa pjesa e brendshme e kasës ka përmasa 196 cm lartësi dhe 72.5 cm gjerësi, hapësirë e mjaftueshme për këdo.
Dizajni dhe struktura: Dera dhe korniza e saj kanë një strukturë të prodhuar nga duralumini dhe është shumë e fortë dhe rezistente gjatë kohës. Struktura vjen me ngjyrën gri duke e bërë atë një dizajn modern dhe elegant, të përshtatshëm për ambiente të ndryshme ku do që përdoret. Dera hapet në krahun e majtë dhe në paketim përfshihet edhe brava e saj.
Përdorim për ambiente të ndryshme: Dizajni modern dhe elegant i derës e bën atë lehtësisht të përdorshme për ambiente të ndryshme, si në shtëpi, zyra apo ambiente comercial-e. Dera është ideale për ta vendosur si derën kryesore të një shtëpie, duke u përshtatur lehtësisht me ambientin. Mund të përdoret si derë për ballkone apo ambiente të tjera daljeje të jashtme në shtëpi. Përveç përdorimit në shtëpi, dera është shumë e përshtatshme edhe për përdorim në zyra apo ambiente commerciale, si hotele, bare, apo restorante.
Nuk ofrohet shërbim transporti për produktin!
Produktin mund ta tërhiqni fizikisht në dyqan!

Nuk ka ende komente.