Përshkrim
Deodorizues i Shpejtë P139L (270ml)
Përshkrimi:
Deodorizues i Shpejtë: Produkt multifunksional për pastrim dhe dezinfektim të ajrit në makinë, i cili eliminon bakteret, mykun dhe aromat e pakëndshme të shkaktuara nga përdorimi i përditshëm. Formula e avancuar vepron në sistemin e ajrimit (AC), duke pastruar kanalet e ajrit dhe duke lënë ambient të freskët dhe të pastër.
Pastrim i Menjëhershëm: Solucion i përshtatshëm për përdorim të brendshëm në kabinën e makinës tuaj.Mundëson deodorizim, pastrim total të kondicionerit të makinës dhe interiorit nga aromat e kqija.
Përdorimi:
- Ndizni makinën dhe aktivizoni kondicionerin (AC)
- Vendoseni sistemin në qarkullim të brendshëm dhe ventilatorin në maksimum
- Hapni të gjitha daljet e ajrit dhe mbyllni dritaret
- Vendoseni produktin në tapetin e pasagjerit (pa drejtuar sprejin direkt në panel)
- Shtypni butonin derisa të fiksohet dhe të fillojë shpërndarja
- Dilni nga makina dhe mbyllni derën
- Prisni derisa bombola të zbrazet plotësisht
- Lëreni të veprojë për të paktën 10 minuta me motorin ndezur
- Hapni dyert dhe ajrosni makinën para përdorimit
Kujdes:
• Mos e ekspozoni ndaj temperaturave të larta ose diellit direkt
• Mos e shponi apo digjni ambalazhin
• Mbajeni larg burimeve të zjarrit
• Shmangni kontaktin me sytë (në rast kontakti, shpëlajeni me ujë për 15 minuta)
• Përdoreni në ambiente të ajrosura mirë
• Mbajeni larg fëmijëve dhe kafshëve

Nuk ka ende komente.