Përshkrim
Boks mural cepor 4inch (FT-204)
Instalim i lehtë, i sigurt dhe pa problem: Ky boks mural për cepa (4 inch), mund të instalohet shumë lehtë, kjo me anë të bazës për varje që vet boksi ofron. Mund të kapet me 2 vida në mur ose mund ta lidhni në një shtyllë, kjo sipas rrethanave tuaja. Baza për varjen e boksit ju ofton mundësi që të mund të ndryshoni pozicionin e saj dhe ta fiksoni atë, nga lart poshtë (nëse boksi është i fiksuar horizontalisht) dhe majtas djathtas (nëse boksi është fiksuar vertikalisht).
Përmasat e saj 14x13x21.5 cm dhe ngjyra e bardhë e saj e bëjnë atë të përshtatshme për çdo ambjent ku mund ta vendosni.
Përdorim për çdo ambjent: Ky altoparlant është i projektuar për sisteme audio profesionale, me fuqi e vlersuar 20W dhe voltazh 110V, ideale për ambjente mesatare, si zyra, bar kafene, dyqan etj. Përshtatet shumë lehtë me shumicën e amplifikatoreve, pasi impedanca e saj prej 8 ohm është standarti më i përdorur. Me një sensitivitet prej 92 dB, zëri del i fuqishëm dhe i pastër, pa pasur nevoj për një amplifikator më të fortë.
Përgjigja ndaj frekuencave: Altoparlanti ofron një bas të thellë me tinguj të ndryshëm deri në tone të larta dhe të qarta. Me interval frekuencash 60-18KHz, i cili është brenda intervalit të frekuencave që njerëzit dëgjojnë (20-20KHz), e bën të përshtatshëm dhe jo të bezdisshëm për njerëzit.

Nuk ka ende komente.