Përshkrim
Boks portabël me Bluetooth 10W (KP-839)
Boks muzike portabël: Ky boks muzike portabël është krijuar për tu përdorur lehtësisht kudo që të shkosh.
Me një dizajn kompakt dhe të thjeshtë për t’u mbajtur me vete, ai është ideal për shtëpi, udhëtime, piknik apo thjesht për tu relaksuar me muzikën tënde të preferuar.
Falë teknologjisë Bluetooth V5.4, lidhet shpejt dhe pa ndërprerje me telefonin apo pajisje të tjera, deri në 10 metra distancë.
Zëri është i pastër dhe i fuqishëm, me bass të theksuar, ndërsa altoparlanti 10W siguron volum të mjaftueshëm për çdo ambient të jashtëm ose të brendshëm.
Për një eksperiencë edhe më të mirë, mund të lidhesh edhe me një boks tjetër të të njëjtit model përmes teknologjisë TWS, duke krijuar tingull stereo më të plotë dhe më të fuqishëm.
Bateri e rikarikueshme: Bateria e integruar 1800mAh të jep rreth 3 deri në 5 orë dëgjim muzikë pa ndërprerje, duke e bërë shumë praktik për lëvizje.
Përveç Bluetooth-it, mund të përdorësh edhe USB ose kartë TF për të dëgjuar muzikën direkt nga memoria, pa pasur nevojë për telefon apo pajisje tjetër.

Nuk ka ende komente.