Përshkrim
Boks multifunksional me Bluetooth (KP-575)
Boks Multifunksional: Ky boks multifunksional kombinon dritën e tavolinës, karikuesin wireless, boksin Bluetooth, dritën RGB, orën digjitale dhe alarmin në një dizajn elegant dhe praktik.
Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente rezidenciale dhe komerciale.
Dëgjoni muzikën tuja të preferuar, ndërsa shfrytëzoni dhe funksionalitetet e tjera të boksit.
Zgjidhja ideale për dhomën e gjumit, zyrën tuaj apo çdo ambient ku kërkohet komoditet dhe funksionalitet maksimal.
Ndriçim inteligjent: Drita e tavolinës me kënd të rregullueshëm deri në 180° ju lejon të orientoni ndriçimin sipas nevojës, duke e bërë të përshtatshme për lexim, punë ose studim. Ndërkohë, drita RGB me efekte dinamike krijon një ambient relaksues dhe modern, duke shtuar stil në çdo hapësirë.
Audio cilësore dhe Karikim wireless 15W: Boksi Bluetooth me fuqi 10W ofron audio të pastër dhe bass të fuqishëm për një eksperiencë të këndshme dëgjimi.
Pajisur me port USB dhe kartë memorie microSD për opsione të ndryshme të dëgjimit të muzikës.
Karikuesi wireless i integruar mundëson fuqizim deri në 15W për telefonat që e suportojnë, ndërsa struktura rezistente dhe dizajni portabël sigurojnë qëndrueshmëri dhe lehtësi përdorimi në përditshmëri.
Për të mundësuar fuqizim wireless duhet që boksi të jetë gjithmonë në fuqizim.

Nuk ka ende komente.