Përshkrim
Boks me Bluetooth (KP-559) me Wireless Charging
5 funksione në një pajisje: Boks multifunksional i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente të ndryshme.
Ky aksesor multifunksional kombinon boksin e muzikës, orën digjitale, alarmin, karikuesin wireless dhe dritën RGB në një dizajn modern dhe praktik.
Është zgjidhja ideale për tavolinën e punës, komodinën e dhomës së gjumit ose çdo ambient ku dëshironi të kurseni hapësirë pa hequr dorë nga funksionaliteti.
Karikim wireless (15W): Boksi mundëson karikim të shpejtë dhe të përshtatshëm për telefonat që suportojnë teknologjinë wireless charging.
Mjafton ta vendosni telefonin mbi sipërfaqen e karikimit dhe do të karikoni telefonin tuaj pa pasur nevojë për kabllo shtesë, duke mbajtur ambientin tuaj të organizuar dhe modern.
Duhet që boksi të jetë në fuqizim për të mundësuar karikim wireless për telefonin tuaj.
Boks me Bluetooth me tingull cilësor: Teknologjia Bluetooth 5.3 e boksit mundëson lidhje të qëndrueshme deri në 10 metra.
Ndërsa, dy altoparlantët me fuqi totale 10W ofrojnë audio të qartë dhe të këndshme për muzikën tuaj të preferuar. Bateria e rikarikueshme 1200mAh, mundëson dëgjim muzike për orë të tëra.
Portat USB dhe MicroSD mundësojnë opsione të tjera për dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar.
Dizajnin kompakt dhe peshë prej vetëm 700 gramësh, e bëjnë këtë pajisje të lehtë për përdorim dhe transportim kudo.

Nuk ka ende komente.