Përshkrim
Sexholino për Bebe
Përshkrimi:
Aksesor Sigurie: Sexholinoja mundëson siguri të shtuar për fëmijën tuaj gjatë përdorimit të automjetit.
Sexholinoja mundëson qëndrimin e fëmijës në mënyrë komode dhe të sigurt.
Pajisur me shtresë të butë – për komoditet. Rripa me kapse për fiksimin e fëmijës në mënyrë të sigurt.
Material rezistent: Sexholinoja është e ndërtuar me material rezistent plastik ABS.
Rezistencë e theksuar kundër tronditjeve apo lëkundjeve.
Pajisur me vend përkatës për vendosjen e rripit të sigurimit për siguri të shtuar.
Lehtësi Pastrimi: Copa e sexholinos është lehtësisht e çmontueshme, çka mundëson komoditet në pastrimin e saj.
Hiqet dhe lahet lehtësisht me dorë ose në lavatriçe. Ky opsion mundëson pastërti të sexholinos në çdo rast.
Dizajn Kompakt: Sexholino ka dizajn kompakt. Lehtësisht e përdorshme dhe e montueshme.
E pajisur me dorezë dhe me tendë me kënd të rregullueshëm.
Sexholinon me anë të dorezës mund ta transportoni kudo ku ju nevojitet – nuk keni pse të lëvizni foshnjën tuaj kur e zë gjumi.
E pajisur me tendë, sexholinoja mundëson mbrojtje nga rrezet e forta të diellit për komoditet përdorimi.

Nuk ka ende komente.