Përshkrim
Lodër automatik me bateri për fëmijë (MP5)
Armë lodër MP5: Kjo armë MP5 lodër është automatike dhe funksionon me bateri të rikarikueshme. Është një imitim shumë i ngjashëm me armën automatike MP5 dhe vjen me ngjyrë të zezë. Ka një strukturë të ndërtuar nga pjesë metalike dhe plastike e fortë, duke e bërë rezistente dhe duke ofruar jetëgjatësi në përdorim. Kjo armë lodër është ideale për fëmijë mbi 14 vjeç dhe të rritur që pëlqejnë armët.
Dizajni dhe përmasat: Automatiku MP5 ka një dizajn shumë të ngjashëm me armën automatike origjinale. Ka një gjatësi deri në 62 cm maksimumi dhe një gjatësi minimale deri në 42 cm, kjo sepse kundaku i saj ofron 5 nivele gjatësie për mbështetjen e armës me supin tuaj gjatë lojës. Vjen me 2 karrikatorë, një karrikator klasik i harkuar, me gjatësi 19 cm dhe një ka një karrikator me dizajn granate, me mbushje të sipërme, për tju dhënë më shumë fleksibilitet gjatë lojës. Lodra vjen e çmontuar në një paketim me përmasa 51x32x9 cm, duke e bërë më të lehtë transportin e saj dhe duke mos zënë shumë hapësirë në shtëpinë tuaj gjatë kohës kur nuk jeni duke luajtur me të.
Përdorim i thjeshtë: Kjo armë përdor plumba me xhel. Pasi rruazat futen në një kovë me ujë dhe thithin të gjithë ujin, ju mund të mbushni karrikatorët me to. Karrikatorët funksionojnë me fuqizim nga bateria e rikarikueshme, të mbushur folenë me plumba sa më shpejt. Arma ofron 2 modalitete gjuajtje, modaliteti për të gjuajtur në seri dhe modaliteti për të bërë gjuajtje teke. Arma ofron mundësi për ta futur në siguresë atë, që të mos bërë gjuajtje pa qëllim.
Aksesorët në paketim: Në paketim do të ketë të përfshirë një rrip të zi, të cilin mund ta vendosni tek lodra juaj dhe ta mbani atë të varur në trupin tuaj. Vjen me një shënjestrues (scope) dhe një lazer, ku që të dyja mund ti fiksoni në shinë e sipërme të armës shumë lehtësisht. Gjithashtu paketimi ka të përfshirë edhe karikuesin USB të baterisë, si dhe një pako me rruaza xheli.

Nuk ka ende komente.