Përshkrim
Amplifikator per Bokse (MP-VCN180L)
Përdorim i thjeshtë: Amplifikatori për bokse MP-VCN180L është një zgjidhje praktike për shpërndarjen e zërit në ambiente të ndryshme. Me fuqi maksimale 180Watt, është i përshtatshëm për dyqane, restorante, lokale, zyra, shkolla dhe ambiente të tjera ku nevojitet muzikë ose njoftime. Punon me voltazh 220V dhe ka përmasa 48 x 38 x 9 cm, duke e bërë të lehtë për vendosje në rafte apo ambiente me hapesire te vogel.
Lidhje me pajisje të ndryshme: Amplifikatori ju lejon të lidhni pajisje të ndryshme audio sipas nevojës. Ai është i pajisur me 3 porta AUX, 2 porta për mikrofon, portë USB, portë për kartë SD dhe Bluetooth, kështu që mund të dëgjoni muzikë nga telefoni, kompjuteri, USB ose karta SD. Në pjesën e përparme ndodhet edhe ekrani LED, i cili ju tregon informacionin gjatë përdorimit.
Kontroll i lehtë i zërit: Çdo portë ka kontroll të veçantë të volumit, kështu që mund ta rregulloni zërin sipas pajisjes që përdorni. Amplifikatori është i pajisur edhe me 5 zona ndarje, të cilat ju japin mundësi të shpërndani zërin në ambiente të ndryshme sipas nevojës. Me frekuencë 80Hz-18KHz, ai ofron tingull të qartë për muzikë, njoftime dhe përdorim me mikrofon. Amplifikatori është i pajisur me linja boksesh me voltazh 70V, 100V dhe dalje standarte 4-16 Ohm, për fuqizim të bokseve të ndryshme.
Përdorim i sigurt: Amplifikatori është i pajisur me sistem sigurie, i cili ndihmon në mbrojtjen e pajisjes gjatë përdorimit, si dhe buton për ndezjen dhe fikjen e tij në raste kur nuk nevojitet. Ndërtimi i tij është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe lidhja me pajisje të ndryshme e bën praktik si për ambiente biznesi ashtu edhe për përdorim në ambiente të tjera ku kërkohet shpërndarje e zërit. Sugjerohet që bokset të cilët lidhen me amplifikatorin të mos kalojnë fuqinë maksimale të amplifikatorit (Psh: 9 bokse nga 20watt ose 6 bokse nga 30watt)

Nuk ka ende komente.