Përshkrim
Pistoletë havi për qarqe elektrike (30-70W)
Përdorim fleksibël: Pajisja e saldimit është ideale për riparimin dhe shkrirjen e lidhjeve të qarqeve elektronike të pajisjeve të ndryshme, siç janë kompjuterë, telefona celularë, televizorë, dhe pajisje të tjera elektronike. Pajisja është ideale për riparime të shpejta, pasi pajisja mundëson ngrohje të shpejtë, lehtësisht e përdorshme dhe pa mundim. Rrit efikasitetin e punës dhe kursen kohën. Pjesët e dëmtuara mund të zëvendësohen me lehtësi, dhe lidhjet mund të bëhen me saktësi dhe preçizion.
Pistoleta ndizet automatikisht sapo futet në prizë.
Dizajn kompakt: Pistoleta havi është e vogël në përmasa dhe shumë kompakte, vjen në ngjyrën blu. Mbahet lehtësisht në dorë, duke ju dhënë më shumë liri veprimi në punën tuaj.
Performancë e lartë: Me fuqizim 30-70W, havia është në gjendje që të arrij dhe të ngrohet shumë shpejt, duke kursyer kohën tuaj. Pistoleta është e përshtatshme për rrjete elektrike që punojnë me tension nga 220V deri në 240V, duke e bërë atë të përshtatshme për këdo që i nevojitet një havi për saldimin e kallajit.

Nuk ka ende komente.