Përshkrim
Fenelinë LED me 10 lente për makina të ndryshme
Aksesor ndriçimi: Fenelinë LED e përshtatshme për përdorim në modele të ndryshme automjetesh, për përdorim personal dhe për përdorim nga stafet e emergjencave civile.
Mundëson ndriçim të fuqishëm me përqëndrim, me anë të 10 lenteve të inkorporuara.
Modalitete të ndryshme ndriçimi: Fenelina është e pajisur me çipa të ndryshëm LED, me modalitete të ndryshme ndriçimi, dalje drite dykolore e verdhë dhe e bardhë, e kuqe dhe blu.
Dalje drite e verdhë me output: 24watt, dritë e bardhë me fuqi 23watt, e bardhë dhe e verdhë (Statik) 28watt, e bardhë dhe e verdhë blic (me pulsim të shpejtë) 12watt.
Funksion si fenelinë policie (e përshtatshme për përdorim në automjetet e policisë, ushtrisë, zjarrfikse, ambulancë, etj.) Dalje drite në ngjyrë blu dhe të kuqe (Statike) me fuqi 8watt dhe blic (me pulsim) me fuqi 5watt.
Struktrurë Rezistente (instalim i lehtë): Fenelina është e ndërtuar me material rezistent aliazh alumin dhe xham i temperuar me rezistencë të theksuar ndaj ujit, pluhurit dhe tronditjeve. Instalimi është mjaft i lehtë por për efikasitet dhe siguri sugjerohet instalim nga një elektroauto me eksperiencë.

Nuk ka ende komente.