Përshkrim
Lazer Elektronik (4V1H)
Lazer elektronik: Mjet i avancuar tregues këndi, i përshtatshëm për përdorim personal ashtu edhe për aplikime profesionale në ndërtim, rikonstruksione apo punime të brendshme. Falë teknologjisë së tij precize, ai mundëson nivelim dhe pozicionim të saktë, duke kursyer kohë dhe duke rritur cilësinë e punës në çdo projekt tuajin. Lazeri përfshin një palë syze për të mundësuar mbrojtjen e syve tuaj. Lehtësisht i përdorshëm, mundësi montimi në stativ për lartësi të ndryshme. (Stativi nuk përfshihet.)
Rreze Lazeri Horizontale dhe Vertikale: Pajisja projekton rreze lazeri horizontalisht dhe vertikalisht, me 1 drejtim horizontal dhe 4 drejtime vertikale, duke ofruar mbulim të gjerë dhe fleksibilitet maksimal gjatë përdorimit. Me lazer 635nm dhe kënd veprimi prej 110°, ajo siguron dukshmëri të mirë dhe rreze pune deri në 10 metra. Saktësia e lartë prej ±1mm në 10 metra horizontalisht dhe ±1mm në 5 metra vertikalisht garanton rezultate të besueshme në çdo matje. Lehtësi në përzgjedhjen e drejtimit të lazerit, me anë të butonit përkatës.
Bateri e Rikarikueshme: Pajisja është e pajisur me bateri litiumi të rikarikueshme 5000mAh, pajisja ofron autonomi të gjatë pune pa nevojën e karikimeve të shpeshta. Me përmasa kompakte prej 11cm në diametër dhe 19cm në lartësi, është e lehtë për tu transportuar dhe përdorur në ambiente të ndryshme. Kombinimi i performancës, saktësisë dhe praktikitetit e bën këtë lazer elektronik një zgjedhje ideale për profesionistë dhe përdorues të përditshëm.

Nuk ka ende komente.