Përshkrim
Troko/Fresibel me Prize 570W
Troko elektrike multifunksionale (570W): Pajisje ideale për përdorim personal dhe profesional në punët e përditshme të ndërtimit, riparimit apo mekanikës. E pajisur me çelës praktik (On-Off) në pjesën fundore, i cili parandalon ndezjet aksidentale dhe lehtëson përdorimin e vazhdueshëm.
Fuqi dhe performancë e lartë: Motor me fuqi 570 Watt që punon me voltazh standard 220V – 50Hz, duke mundësuar shpejtësi maksimale rrotullimi deri në 11.000 rpm (rrotullime për minutë) për prerje dhe lëmim të shpejtë.
Dorezë mbajtëse dypozicionale: Përmban dorezë anësore ergonomike që mund të montohet në të dyja anët, duke ofruar kontroll optimal dhe komoditet si për përdoruesit me dorën e djathtë ashtu edhe për ata me të majtën. E paisur me mbrojtësen e diskut e cila montohet dhe rregullohet lehtësisht me një kaçavidë, duke siguruar mbrojtje maksimale ndaj shkëndijave dhe mbetjeve gjatë punës.
E përshtatshme për disqe deri 100mm: Përdor disqe me diametër deri në 100 mm, duke shërbyer si për prerjen e metaleve, gurit e tullave, ashtu edhe për procese luçidimi apo pastrimi sipërfaqesh.

Nuk ka ende komente.