Përshkrim
Timon AMG me Fibër Karbon, lëkurë & Shirit LED
Timon AMG: Timon sportiv i përshtatshëm për modele të ndryshme Mercedes Benz AMG. Timoni jep pamje sportive makinës tuaj.
Shirit & Monitor LED: Timoni ka të integruar shirit LED, i cili ndizet në bazë të gjirove të motorit të makinës. Sa më të larta gjirot ndryshon ngjyra, jeshile – portokalli dhe e kuqe. Ngjyrat ju ndihmojnë gjatë drejtimit të makinës për kohën e ndryshimit të marshit gjatë përdorimit të pedaleve F1. Monitori LED i inkorporuar mes shiritit, mundëson shfaqjen e informacioneve të ndryshme: gjirot e motorrit, shpejtësia aktuale e lëvizjes, temperatura, error-et, etj.
Material rezistent: Timoni është i ndërtuar me material rezistent fibër karbon dhe lëkurë rezistente. Peshë e lehtë, tepër i qëndrueshëm.
Timon Sportiv: Timoni është i ndërtuar me fibër karbon, me peshë të lehtë. Dizajn me fund të sheshtë, lehtësisht i manovrueshëm. Dizajni i tillë mundëson shtimin e ndjeshmërisë së rrugës. Pajisur me marshe F1 (- & +) të integruara në timon për kontroll të transmisionit.
Kontrolle të integruara: Timoni është i pajisur me komanda në timon. Butonat lejojnë përdorimin e funksioneve të ndryshme të makinës pa hequr duart nga timoni. Funksione të ndryshme duke përfshirë sistemet e asistimit dhe kontroll i sistemit të argëtimit (infotainment system).
Përshtatshmëria: Timoni përshtatet me modele të ndryshme makinash Mercedes Benz (2010 – 2022).
AMG GT, A-Class, CLA, C-Class,
E-Class, G-Class, S-Class,
V-Class, X-Class, CLS,
GLA, GLC, GLE, GLS

Nuk ka ende komente.