Përshkrim
Tendë Gazebo për ambiente të jashtme 3 x 6m
Tendë e jashtme për përdorime të ndryshme: Tendë me hapje firzamonike dhe mbulesa anësore është një zgjidhje ideale për mbulim të hapësirave të jashtme në kushte të ndryshme përdorimi. E projektuar për evente, ekspozita, tregti ambulante, festa familjare apo përdorim si garazh i përkohshëm për automjete, ajo ofron një hapësirë të bollshme dhe funksionale prej 6 x 3 metrash. Mbulesa anësore me pjesë të tejdukshme siguron ndriçim natyral dhe mbrojtje shtesë, duke ruajtur njëkohësisht dukshmërinë dhe estetikën e ambientit.
Material Rezistent: Materiali i tendës është prej poliesteri rezistent, i cili garanton mbrojtje efikase ndaj rrezeve të forta të diellit, shiut dhe erës, duke siguruar përdorim të sigurt në kushte të ndryshme atmosferike. Struktura metalike e përforcuar ofron stabilitet të lartë dhe rezistencë ndaj gërryerjes dhe ndryshkut, duke e bërë produktin të qëndrueshëm në përdorim afatgjatë.
Lehtësi Instalimi: Instalimi i tendës është i thjeshtë dhe praktik, me anë të mekanizmit të hapjes firzamonike. Për instalimin e sigurt dhe të shpejtë të tendës sugjerohet që instalimi të bëhet nga 2 – 3 persona për efikasitet pune.
Mekanizmi i tendës firzamonik mundëson edhe mbyllje në kohë të shpejtë të tendës, duke ofruar komoditet përdorimi për çdo event, apo çdo nevojë tuajën.

Nuk ka ende komente.