Përshkrim
Stacion karikimi për makina elektrike DC 80kW (GB/T)
Zgjidhje ideale për biznese dhe për përdorim personal. Mundëson fuqizim në kohë të shpejtë dhe të monitoruar të makinave elektrike. I përshtatshëm për modele makinash me portë fuqizimi GB/T.
Karikim i Dyfishtë: Stacioni i karikimit mundëson fuqizim të njëkohëshëm të dy automjeteve elektrike.
Pajisur me kabuj nga 5 metra të cilët mundësojnë komoditet përdorimi.
Output 80kW: Stacioni i karikimit mundëson fuqizim me kapacitet maksimal prej 80kW nga një pistoletë ose nga të dyja pistoletat.
Ekran informues: Stacioni i karikimit është i pajisur me ekran informues 7 inç, në të cilin shfaqen informacione të dobishme.
Informacione të tilla si: Koha e shpenzuar, energjia e konsumuar, pistoleta në përdorim, energjia që po transmetohet, koha e përdorimit, etj.
Dizajn Ergonomik: Stacioni i karikimit është i ndërtuar me material rezistent metalik. Me përmasa: 1600 x 740 x 582mm nuk zë hapësirë në ambientin në të cilin do ta montoni.
Montimi bëhet në tokë, sugjerohet që lidhja elektrike të bëhet nga një elektriçist me eksperiencë (lidhje elektrike trefazore).

Nuk ka ende komente.