Përshkrim
Set – Ndriçues LED Portabël (me Magnet)
Montim i lehtë dhe i shpejtë: Këta ndriçues janë shumë të lehtë që të montohen në muret tuaja. Baza e tyre magnetike ju ofron thjeshtësi në vendosjen e saj në mur. Fillimisht montohet baza në mur, mjafton një gozhdë apo një vidë, dhe pjesa e ndriçuesit fiksohet me magnet. Këndi i dritës është i lehtë për tu rregulluar dhe vendosur sipas nevojës suaj.
Ndriçim LED: Në paketim do të vijnë 2 ndriçues LED të njëjtë. Ndriçuesit përdorin 3 bateri AAA, të cilat vendosen tek topi ndriçues. Në total ndriçuesit ofrojnë deri në 3 modalitete të ndryshme ndriçimi, ndriçim mesatar, ndriçim të fortë dhe ndriçim me pulsim, duke e komanduar nga butoni që përdoret për ndezje dhe fikje.
Dizajn kompakt dhe përdorim i lehtë: Dizajni i ndriçuesve është kompakt dhe i vogël, duke mos zënë shumë hapësirë në vendin ku ju do ta vendosni. Ndriçuesit janë idealë për ambiente të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë, të përshtatshme për shtëpinë tuaj, oborre, zyra, ambiente biznesi etj. Ndriçuesit janë rezistent ndaj ujit duke rritur jetëgjatësinë e tyre. Ndriçuesit janë fleksibël në përdorim, nëse dëshironi mund ta merrni dhe përdorni edhe si një ndriçues dore.

Nuk ka ende komente.