Përshkrim
Set me bokse Audio për varkë
Aksesor Argëtues: Seti i bokseve Audio mundëson argëtimin tuaj gjatë sezonit të verës.
Mjafton montimi dhe lidhja e duhur me sistemin audio të varkës tuaj, ju i dhuroni vetes dhe pasagjerëve dëgjim muzike me zë të pastër dhe cilësor.
Të projektuar për varka, jahte apo mjete të tjera lundrimi mundësojnë atmosferë fantastike festive gjatë lundrimit.
Seti kombinon fuqinë me qëndrueshmërinë edhe në kushtet ekstreme të detit.
Dalje Audio e Fuqishme: Secili boks ka fuqi nominale RMS prej 400Watt – fuqi e cila arrin deri në 1000watt (në pikun maksimal).
Bokset ofrojnë zë të fuqishëm, të pastër me Bass të thellë, i cili tejkalon zhurmën e valëve të detit apo motorëve të varkës tuaj.
Me rezistencë prej 4Ohm dhe gamë frekuencash 95Hz deri në 12.6KHz bokset ofrojnë tingull të balancuar dhe dinamik.
Mbrojtje Efektive: Bokset janë të përshtatshëm për montim në kuvertën e anijes tuaj.
Të ndërtuar me material rezistent, i cili ofron mbrojtje efektive ndaj uji, me rezistencë IP68.
Përballojnë spërkatjet e ujit, reshjet e shiut si dhe lagështirën konstante pa u dëmtuar.
Dizajn Kompakt: Bokset kanë dizjan kompakt, janë lehtësisht të instalueshëm, por për efikasitet sugjerohet lidhja nga një elektroauto specialist.
Përmasat e secilit boks:
Diametri i jashtëm: 183mm
Gjerësia 265.8mm
Gjatësia 159mm.
Diametri i montimit 50.8mm

Nuk ka ende komente.