Përshkrim
Set llamba makine LED H4 – (Logo Buzi)
Set Llamba LED: Set i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh.
Seti është i përshtatshëm për automjete të cilët kanë një llambë për drita të shkurtra & të gjata. Llambat janë model H4 (Hi – Lo) – me tre pine. Të përshtatshme për zëvendësimin e llambave halogjene H4 ose dritave të dëmtuara LED.
Ndriçim i fuqishëm: Seti i llambave LED mundëson dalje drite në ngjyrë të bardhë 6500K. Secila llambë mundëson dalje drite të fuqishme 6000 lumen në fuqi 60 watt.
Jetëgjatësi: Seti i llambave është i pajisur me ventilator të inkorporuar (ndezje e menjëhershme). Ndërtuar me material rezistent aliazh alumini – e cila mundëson shpërndarjen e nxehtësisë në mënyrë të njëtrajtshme.
Instalim i lehtë: Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
Hiqni fuqizuesin e llambës.
Hiqni llambën e vjetër halogjene.
Hiqni kapsen nga llamba LED.
Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
Testoni dritat.
Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.

Nuk ka ende komente.