Përshkrim
Set kukull për vajza me karrocë
Set kukulle për vajza: Ky set ka në paketimin e tij shumë aksesorë për fëmijët tuaj, veçanërisht vajza. Në të përfshihen një kukull bebe vajzë me flokë të verdha, një karrocë e cila paloset, 1 djep lëkundës dhe një karrige ushqimi për beben që janë në pjesë dhe duhen montuar.
Montim i thjeshtë dhe i shpejtë: Karroca e bebes vjen e montuar, por është e palosur. Ajo mund të hapet lehtësisht kur fëmija juaj po luan dhe mund të paloset lehtë pas lojës. Përmasat e karrocës janë 44x31x18 cm, kur ajo është e hapur, ndërsa kur paloset nuk zë shumë hapësirë në shtëpi. Djepi lëkundës dhe karrigia për ushqim të kukullës vijnë në pjesë dhe duhen të montohen. Montimi i tyre është i thjeshtë dhe për të lehtësuar dhe përshpejtuar punën në paketim janë të vendosura imazhet se si lidhen pjesët me njëra-tjetrën. Ngjyrat e të gjitha pjesëve janë në rozë, ideale për vajzat e vogla që duan të luajnë me kukulla.
Aksesorë shtesë: Në paketim gjithashtu vijnë edhe aksesorë të tjerë për ta bërë lojën edhe më shumë interesante dhe tërheqëse për fëmijën tuaj. Në të janë një biberon, një shishe për qumështin, pjata dhe lugë, si dhe lojëra të tjera për fëmijën tuaj.
Dizajn i thjeshtë dhe kompakt: Dizajni i setit është i thjeshtë dhe është i instalueshëm. Kjo e bën që pjesët e lojës të çmontohen pas përdorimit dhe të futen në paketim për të mos zënë shumë hapësirë në shtëpinë tuaj.

Nuk ka ende komente.