Përshkrim
Robot spot (38watt – 6400K)
Përshkrimi:
Robot Spot: Robot Spot me dritë LED ideal për t’i dhënë hijeshi dhe elegancë ambienteve tuaja. Përdoret në bare, restorante, hotele, galeri artesh, muze etj. Ka një ndriçim komod, natyral dhe shumë profesional. Është i lehtë në peshë dhe montohet lehtësisht në shina.
Material Cilësor: Trupi prej alumini shërben si ftohës, duke parandaluar mbinxehjen dhe duke zgjatur jetën e komponentëve elektronikë.
Fuqia: Robot Spot-i ka një çip LED me një fuqi prej 38W dhe voltazh 240V duke e bërë një produkt ekonomik që kursen energji.
LED: Mundëson dalje drite në ngjyrë të bardhë kristal (6400K) përqëndrim. Ka një kënd ndriçimi shumë profesional 90° duke ofruar një shpërndarje optimale të dritës. Drita LED me fuqi ndriçimi 2000 lumen nxjerr në pah detaje të objekteve tuaja në mënyrë të përsosur.
Kokë e rrotullueshme: E pajisur me një kokë fleksibël dhe plotësisht të rrotullueshme, kjo dritë ju lejon të orientoni rrezen e ndriçimit saktësisht aty ku ju nevojitet. Ofron ndriçim maksimal dhe efikas për çdo detyrë, aktivitet apo për të theksuar detajet tuaja të preferuara në dekor.

Nuk ka ende komente.