Përshkrim
Robot Beam LED 295W i bardhë
Robot Beam 295W: Robot Beam është një ndriçues profesional me kokë lëvizëse, që përdoret për të krijuar efekte vizuale drite, ideale për koncerte, klube nate, salla eventesh, teatro apo shfaqje të ndryshme në skenë. Ndriçuesi vjen me ngjyrë të bardhë dhe ka një peshë të konsiderueshme deri në 15.3 kg. Fuqia e llambës së saj arrin deri në 200W dhe arrin të prodhojë një dritë me temperaturë ngjyre 8000K, ndërsa fuqia totale e robotit është 295W. Ndriçuesi ofron mbrojtje IP20 dhe mbrojtje nga mbinxehja.
Sugjerohet të mos hidhet ujë, apo të mos qëndrojë në vende me lagështirë.
Kontrolli dhe mundësitë e programimit: Robot Beam 295W është i pajisur me sistem kontrolli profesional përmes teknologjisë DMX512, duke ofruar mundësi të shumta konfigurimi dhe menaxhimi gjatë përdorimit. Pajisja mbështet deri në 18 kanale DMX, duke ju dhënë kontroll më të detajuar mbi funksionet dhe efektet e ndriçimit. Ka të implementuar një ekran TFT për monitorim të shpejtë dhe të thjeshtë të parametrave. Furnizimi me energji AC 100–240V dhe frekuenca 50–60Hz e bëjnë atë të përshtatshëm për përdorim në ambiente të ndryshme profesionale.
Efektet e ndriçimit dhe lëvizja: Robot beam ofron rrotullim Pan 540° dhe Tilt 230°. Dimeri linear me rregullim nga 0-100% ju lejon të kontrolloni intensitetin e ndriçimit sipas nevojës, ndërsa efekti strobe me shpejtësi të rregullueshme shton dinamizëm gjatë shfaqjeve dhe eventeve. Ndriçuesi është i pajisur me 13 ngjyra të ndryshme plus ngjyrën e bardhë, si dhe 17 modele gobo/patterne për krijimin e efekteve vizuale të ndryshme. Prizmi rrotullues me konfigurime 8+16+24 dhe fokusi i rregullueshëm ofrojnë mundësi më të mëdha për shpërndarjen dhe përshtatjen e rrezes së dritës sipas ambientit ku përdoret.
Performanca e rrezes së dritës: Robot Beam ofron një rreze drite të fokusuar dhe precize, me kënd të rregullueshëm nga 0.3° deri në 3.8°, duke mundësuar krijimin e efekteve të ndryshme ndriçimi në ambiente të ndryshme. Sistemi i fokusimit të rregullueshëm lejon kontroll më të mirë të shpërndarjes së dritës dhe përshtatje sipas nevojave të përdorimit. Për shkak të fuqisë dhe mundësive të shumta të kontrollit, është i përshtatshëm për përdorim profesional në skena, evente, studio dhe ambiente të tjera ku kërkohet ndriçim cilësor dhe i fuqishëm.

Nuk ka ende komente.