Përshkrim
Prozhektor LED me Panel Diellor & Detektor Levizje
Prozhektor me Panel Diellor: Aksesor ndriçimi i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente të jashtme.
I përshtatshëm për përdorim në ambiente rezidenciale dhe ambiente komerciale.
Mjafton montimi të bëhet në një hapësirë ku prozhektorin e kap dielli – për të mundësuar fuqizimin e baterisë me anë të panelit diellor.
3 Panele – Material Rezistent: Prozhektori është i pajisur me tre panele të ndara, një prej të cilëve është statik, ndërsa dy anësorët janë të lëvizshëm, për të mundësuar ndriçim të fuqishëm deri në kënd 270°.
Secili panel është i pajisur me çipa të inkorporuar LED – të cilët mundësojnë ndriçim të fuqishëm ambiental.
Pajisur në total me 122 çipa të cilët sëbashku mundësojnë ndriçim deri në 800Lumen.
Prozhektori është i ndërtuar me material rezistent plastik ABS, e cila ofron mbrojtje në kushte të ndryshme atmosferike.
Panel Diellor & Bateri e rikarikueshme: Prozhektori është i pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 2400mAh.
Bateria e prozhektorit fuqizohet në mënyrë direkte nga paneli diellor.
Paneli diellor është i ndërtuar me material monokristalin e cila ofron thithjen e rrezeve diellore deri në 22.5% më shumë se panelet e tjera të të njëtës përmasë.
Paneli i inkorporuar ka kënd të rregullueshëm, duke ofruar komoditet përdorimi duke e kthyer në anën që ju nevojitet.
Lehtësi kontrollimi: Prozhektori është i pajisur me buton në pjesën e pasme për komoditet kontrollimi.
Gjithashtu në paketim përfshihet pult për komandim në distancë.
Me 3 modalitete lehtësisht të përzgjedhshme pune, të cilët ofrojnë komoditet përdorimi.
Modaliteti 1 – Prozhektori ndizet sapo të detektojë lëvizje, fiket pas 20-30 sekondash pasi personi largohet.
Modaliteti 2 – dritë e ndezur në nivel të ulët ndriçimi – ndizet në ndriçim max kur detekton lëvizje.
Modaliteti 3 – dritë e ndezur në nivel të ulët ndriçimi pavarësisht nëse kalon dikush apo jo.

Nuk ka ende komente.