Përshkrim
Monitor reklamimi për automjete
Monitor Reklamimi: Aksesor i përshtatshëm për reklamimin e bizneseve të ndryshme. Monitor me ekran të dyfishtë – në të dy anët.
Montim i thjeshtë: Monitori i reklamimit është lehtësisht i montueshëm. Montohet mbi makinën tuaj, në mënyrë të lehtë. Lidhja elektrike sugjerohet të bëhet nga një elektroauto.
LED SMD2525: Monitori i reklamimit është i pajisur me çipa LED SMD2525.
Secili çip mundëson dalje drite me fuqi të lartë.
Modul Wireless: Paneli i reklamimit është i pajisur me modul Wireless.
Moduli wireless mundëson kontrollin e monitorit. Kontroll me anë të aplikacionit LedArt. Mundëson shfaqje imazhesh, teksti dhe videosh.
Fuqizim DC: Monitori është lehtësisht i instalueshëm, mbi tavanin e makinës tuaj. Fuqizim me voltazh DC 12V deri në 24V.
Material rezistent: Monitori është i ndërtuar me material rezistent, trup aliazh alumin. Me rezistencë të theksuar ndaj kushteve atmosferike (IP65). Përmasat: 107 x 44 x 15.5cm. Baza e instalimit: 107 x 15.5cm. Monitori: 96 x 32cm (në të dyja anët).

Nuk ka ende komente.