Përshkrim
Metër për matje me lazer (50m)
Matje të sakta: Metri matës me lazer është një aksesor praktik dhe i besueshëm për matjen e distancës, sipërfaqes dhe vëllimit me saktësi të lartë. Pajisja përdor lazer të klasës 2 (620–690 nm) dhe ofron rezultate të shpejta, duke e bërë të përshtatshme për përdorime profesionale dhe të përditshme.
Dizajn funksional: I pajisur me 2 tregues niveli në drejtime të ndryshme, ky metër ndihmon në realizimin e matjeve më të sakta dhe pozicionimit korrekt. Ekrani LCD siguron lexim të qartë të rezultateve, ndërsa njësitë e matjes mund të zgjidhen sipas nevojës: metër (m), këmbë (ft), inç (in) dhe ft + in.
Lehtësi Përdorimi dhe Transportimi: Falë dizajnit kompakt, metri është i lehtë për transportim dhe përdorim në ambiente të ndryshme pune. Pajisja funksionon me 2 bateri AAA 1.5V, duke ofruar përdorim të thjeshtë dhe komod për matje të shpejta në ndërtim, instalime, mobilim dhe aplikime të tjera teknike.
Parameterat teknik:
- Matje: 0.05 – 50metra.
- Saktësi matje 2mm + 5 x 10-5 D.
- Njësi matje: m, ft, in, ft+in.
- Koha e matjes: 0.25sekonda.
- Lazer 620-690nm, Klasi II.
- IP54, mbrojtje nga pluhuri dhe spërkatjet e ujit.
- Matje sipërfaqeje, vëllimi dhe distance.
- Shfaqje e matjes maksimale dhe matjes minimale.
- Përdorim teoreme pitagore.
- Sinjalizim zanor.
- Ekran LCD 2inç.
- Memorizim matjesh.
- Fikje automatike pas 180 sekondash.
- Përmasat: 11 x 5 x 2.5cm.

Nuk ka ende komente.