Përshkrim
Mbulesë Divanesh (180x180cm)
Përmasat: Kjo mbulesë vjen në përmasa katrore 180x180cm, mund të përshtatet me disa divana, por pse jo mund ta përdorni edhe si batanije.
Materiali: E ndërtuar nga një tekstil i butë dhe me sipërfaqe të lëmuar i cili quhet Chenille, material ky që përdoret zakonisht për batanij ose jastëk. Ky material është i përbërë nga fibra të ndryshme si poliestër, pambuk apo fibra të tjera sintetike.
Përdorim i gjerë & i lehtë: Mbulesa është e ndërtuar nga senil katër stinësh pra e përshtatshme për përdorim gjatë gjithë vitit. Këtë mbulesë mund ta përdorni në ambiente të ndryshme të shtëpisë suaj, si dhomë ndenje apo dhomë gjumi. Mbulesën mund ta lani lehtësisht me dorë ose në lavatrice me një gradacion normal.
E rehatshme: Falë materialit që ka kjo mbulesë është shumë e rehatshme, gjithashu në qoftë se keni kafshë shtëpiake mbulesa është e rezistueshme ndaj kthetrave apo qimet e tyre duke bërë të mundur që ta mbroj divanin tuaj nga gërvishtjet.

Nuk ka ende komente.