Përshkrim
Masazhuese elektrike (Set 2n1)
Përshkrimi:
Masazhues: Aksesor të përshtatshëm për përdorim personal, në ambiente shtëpie apo ambiente të tjera.
Lehtësi përdorimi dhe transportimi.
Seti i masazhuesve është lehtësisht i përdorshëm (kontroll i thjeshtë me anë të vetëm një butoni).
Mundëson masazhimin e pjesëve të ndryshme të trupit me anë të modaliteteve të ndryshme.
Modalitete të ndryshme: Secila nga masazhueset mundëson modalitete të ndryshme masazhimi.
Përzgjedhje e nivelit të trysnisë së masazhimit – ndryshimi i kokës për pjesë të ndryshme të trupit (pistoleta e masazhimit)
dhe përzgjedhje e nivelit të frekuencave të pulsimit (për masazhuesen e qafës)
Pistoleta masazhuese: Aksesor lehtësisht i përdorshëm, e pajisur me bateri të rikarikueshme.
Pajisur me 4 koka të ndryshueshme – mundëson masazhim të pjesëve të ndryshme të trupit në mënyrë dhe formë të lehtë.
Bateria e rikarikueshme mundëson përdorim për kohë të gjatë.
Me fuqi prej 30Watt – mundëson masazhim me nivel të përzgjedhshëm.
Nivel shpejtësie i rregullueshëm 1800 – 3200rpm.
Koka të ndryshueshme: Pistoleta e masazhimit është e pajisur me katër koka të ndryshueshme.
Secila mundëson masazhim në pjesë të ndryshme të trupit.
Koka sferike është e përshtatshme për masazhimin e supit tuaj.
Koka cilindrike është e përshtatshme për masazhimin e ligamenteve (kyçeve dhe gjunjëve).
Koka e sheshtë mundëson masazhim të mirëfilltë të shpatullave tuaja.
Ndërsa, koka në formë U mundëson masazhim të pjesës së shtyllës kurrizore.
Masazhues Qafe: Në set përfshihet masazhuesja e qafës e cila mundëson masazhim me anë të pulseve elektrike.
Masazhuesja është e pajisur me bateri të rikarikueshme litiumi.
Mundëson modalitete të ndryshme masazhimi me anë të përzgjedhjes së nivelit të pulsit elektrik.
Puls elektrik me frekuenca: 1 – 1000Hz. Forma e pulsit elektrik është katrore në përmasa 20-400us.
3 Modalitete Masazhimi: Masazhuesja e qafës mundëson 3 modalitete masazhuese sipas nevojës (apo dëshirës).
Tërheqje në mënyrë rrethore: Mundëson lirimin efektiv nga dhimbjet e muskujve të qafës.
Gjithashtu njëkohësisht mundëson relaksimin nga dhimbjet e indeve të dëmtuara të shpinës cervikale.
Masazhim me puls elektrik: Stimulon masazhimin e qafës me anë të teknikave të ndryshme kineze.
Promovon qarkullimin e gjakut, relaksim të muskujve lokal (të qafës).
Efekt magnetik: Masazhuesja e qafës mundëson balancimin e sistemit nervor, shton transportimin e oksigjenit dhe përmirëson statusin e ushqimit të qelizave dhe indeve duke mundësuar benefite të ndryshme shëndetësore.

Nuk ka ende komente.