Përshkrim
Makinë me bateri (12V 4Ah) për fëmijë Ford
Makinë për fëmijë: Dhurojini fëmijës tuaj eksperiencën e drejtimit si një makinë e vërtetë me këtë makinë elektrike me bateri, e projektuar për argëtim maksimal dhe siguri të plotë.
Me dizajn modern, drita LED (para & pas) dhe goma off-road, kjo makinë është perfekte për aventura brenda dhe jashtë shtëpisë.
Gjithmonë, nën monitorimin e një të rrituri.
E përshtatshme për fëmijë nga 2 deri në 5 vjeç, makina kombinon performancën, komoditetin dhe kontrollin e sigurt, duke u bërë një nga lodrat më të preferuara për të vegjlit.
Performancë e Fuqishme (Indoor & Outdoor): Makina është e pajisur me bateri të rikarikueshme 12V 4Ah dhe dy motorë elektrikë 380W.
Motorët elektrik ofrojnë lëvizje të qëndrueshme dhe performancë të mirë në sipërfaqe të ndryshme.
Gomat off-road të makinës sigurojnë kapje më të mirë në terrene të ndryshme si:
asfalt, pllaka, oborr, bar të shkurtër apo rërë.
Kjo e bën makinën ideale për përdorim si në ambiente të brendshme ashtu edhe outdoor.
Kontroll i Dyfishtë: Kjo gjë ofron siguri për prindin dhe argëtim për fëmijën.
Makina mund të drejtohet në dy mënyra:
Nga vetë fëmija përmes komandave të integruara (pedali, timoni dhe butonat)
Nga prindi përmes kontrollit me telekomandë 2.4GHz.
Ky funksion u jep prindërve kontroll të plotë dhe siguri shtesë gjatë përdorimit, sidomos për fëmijët më të vegjël.
Drita LED & Efekte RGB: Dritat LED para dhe pas së bashku me efektet RGB i japin makinës pamje moderne dhe sportive.
Duke e bërë më tërheqëse dhe emocionuese për fëmijët, veçanërisht gjatë përdorimit gjatë mbrëmjes.
Muzikë e Integruar: Makina përfshin muzikë të para-regjistruar për ta bërë eksperiencën e drejtimit edhe më argëtuese dhe interaktive.
Fëmijët mund të shijojnë muzikën gjatë lëvizjes dhe lojës. Pajisur me portë type-C për të mundësuar dëgjim muzike me anë të USB.
Komoditet dhe Siguri: E ndërtuar me strukturë plastike rezistente dhe materiale cilësore, makina ofron rehati dhe siguri gjatë përdorimit.
Makina është e pajisur me:
Dyer funksionale me hapje
Rrip sigurimi
Sendile komode për një fëmijë.
Këto elemente sigurojnë eksperiencë të sigurt dhe komfort maksimal për fëmijën tuaj.

Nuk ka ende komente.