Përshkrim
Lodër me Bateri për Fëmijë (M416)
Dizajn dhe funksionim: Ky automatik elektrik ka dizajnin e modelit M416, me dizajn kompakt dhe ngjyrë të zezë. Përmasat e tij janë 44×24 cm dhe funksionon me bateri të rikarikueshme Li-ion 14500 me kapacitet 500mAh dhe tension 7.4V. Bateria vendoset në dorezën e lodrës dhe karikohet përmes fishës USB që përfshihet në paketim. Produkti është lehtësisht i montueshëm dhe është i përshtatshëm për lojëra me plumba sfungjeri dhe plumba me xhel.
Plumbat dhe aksesorët: Automatiku përdor plumba me sfungjer, si dhe plumba me xhel. Sferat e xhelit duhet të lihen në ujë për 3-4 orë përpara përdorimit. Në paketim përfshihet edhe një karikator me dizajn granate, me mbushje nga pjesa e sipërme. Si aksesorë përfshihen një silenciator i gjatë dhe një pako me plumba me xhel (500cope), duke ofruar komponentët bazë për përdorimin e lodrës.
Përdorimi dhe montimi: Dizajni kompakt dhe bateria e rikarikueshme e bëjnë këtë lodër të përshtatshme për përdorim të gjatë, gjatë lojërave. Bateria mund të hiqet nga doreza dhe të karikohet me fishën USB. Automatiku është lehtësisht e montueshme dhe është e rekomanduar për fëmijë mbi 14 vjeç, por edhe për të rritur. Gjatë përdorimit duhet të përdoren syze për të mbrojtur sytë dhe duhet bërë kujdes që të mos godasësh në fytyrë.

Nuk ka ende komente.