Përshkrim
Kriket digjital (1.50 – 30 Nm)
Përshkrimi:
Çelës Kriket Digjital: Aksesor i përshtatshëm për përdorim profesional dhe për përdorim personal.
Çelësi kriket mundëson shtrëngim të vidave apo dadiçekëve në kohë të shpejtë dhe në nivelin e duhur pa dëmtuar vidat apo folenë.
Shikoni në kohë reale nivelin e shtrëngimit apo vendosni limitin që ju nevojitet.
Përdorim i gjerë: Aksesor i përshtatshëm për përdorim nga profesionistë dhe amatorë.
Kriketi është i përshtatshëm për përdorime të ndryshme, duke përfshirë:
Instalim mobiljesh, montim biçikletash, rregullime të ndryshme në makinë, etj.
Instalimi është mjaft i lehtë duke qenë se kriketi tregon nivelin aktual të shtrëngimit.
4 njësi matje: Kriketi mundëson përzgjedhjen mes katër njësive të matjes.
Ft për lb, N për m, In për lb & Kg për cm. Niveli i shtrëngimit është 1.50 deri në 30.00 Nm.
Fuqizim me anë të dy baterive të zëvendësueshme (1.5V AAA).
Metodë Tracking: Kriketi ka opsion tracking, me anë të së cilit mundëson nivelin e shtrëngimit në ekran.
Metodë e përshtatshme për memorizimin e nivelit të shtrëngimit të vidave apo bulonave të ndryshëm.

Nuk ka ende komente.