Përshkrim
Kasetofon Android (9inç) me Kamera 360°
Kasetofon Android Universal – Montim i lehtë: Kasetofoni universal për makina të ndryshme. Aksesor argëtimi i përshtatshëm për udhëtime të gjata me makinë. Mundëson dëgjim muzike (me Bluetooth ose online me internet), shikim videosh (me anë të USB – Youtube, etj.). Përveç dëgjimit të muzikës apo shikimit të videove, kasetofonin mund ta përdorni edhe si GPS. Për instalimin e saj nevojitet kasë 9 inç (për makina përkatëse) me fishë fuqizimi. Sugjerohet përdorim i modulit CanBus për të mundësuar lidhjen me komandat e timonit.
Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i përshtatshëm me versionet e sistemeve më të fundit iOS dhe Android. Kontroll me zë i telefonit, e nevojshme gjatë drejtimit të makinës. Ju mund të merrni drejtime (GPS), telefonata, gjithashtu dhe të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Lidhja mundësohet me anë të fishës USB, Bluetooth-it dhe Wireless-it.
Set Kamerash (360°): Kasetofoni është i pajisur me katër kamera që mundësojnë pamje 360° të makinës. Aplikacioni i kamerave hapet në mënyrë automatike, sapo ju të ndizni makinën. Kamerat kanë rezolucion të lartë (HD) 1080p. Shmangni pengesat e ndryshme që mund të jenë në afërsi të makinës tuaj. Parkimi bëhet shumë herë më i lehtë me anë të këtyre aksesorëve.
Ekran me prekje & Split Screen: Kasetofoni ka ekran 10 inç full HD, me prekje. Suporton Split-Screen për përdorimin e dy aplikacioneve njëkohësisht. Lehtësisht i përdorshëm me anë të prekjes dhe komandave të timonit (kur lidhet me fisha Canbus). Kasetofoni përshtatet për modele të ndryshme makinash, me anë të kasës specifike 9inç.
Montimi i kasetofonit sugjerohet të bëhet nga një elektroauto.

Nuk ka ende komente.