Përshkrim
Fuqizues Emergjence me Bateri (2000W)
Përshkrimi:
Aksesor Emergjence: Bateri e përshtatshme për përdorim personal, mundëson fuqizim të pajisjeve të ndryshme elektronike.
E përshtatshme për përdorim në shtëpi (gjatë shkëputjeve elektrike), për përdorim në kamping dhe për raste të tjera.
Porta të ndryshme (I–O): E pajisur me porta të ndryshme, input – output.
E pajisur me 4 porta USB (me output 5V 3.3A). Një portë Type-C me kapacitet dalës 5v, 9v dhe 12v me kapacitet maksimal 18 watt. Secila mundëson fuqizimin e pajisjeve të ndryshme elektronike.
Pajisur me 5 porta dalëse AC me kapacitet dalës 2000 watt, me voltazh 100V – 255V, 50-60Hz.
Portë DC (1 portë cigare dhe 3 porta për llambat elektrike).
Bateri e rikarikueshme: Bateria e emergjencës është e ndërtuar me material rezistent litium.
Bateri me kapacitet 2200Wh (22.2V 100Ah).
Bateria fuqizohet me anë të panelit diellor model MPPT 12-120V 1000W.
dhe me anë të prizës AC: 100V-255V 250Watt.
Lehtësi transportimi & përdorimi: Bateria e emergjencës është lehtësisht e përdorshme dhe e transportueshme.
Pajisur me dy doreza në pjesën e sipërme për komoditet transportimi.
E pajisur me panel kontrolli – lehtësisht i aksesueshëm.
Panel LED – ku shfaqen informacionet e nevojshme të fuqizueses.
Informacione të tilla si:
- Niveli i baterisë.
- Niveli i fuqisë dalëse.
- Niveli i fuqisë hyrëse.
- Portat në përdorim.

Nuk ka ende komente.