Përshkrim
Freskuese tavoline me bateri dhe ndriçues RGB (S27)
Freskuese Tavoline: Freskuesja e tavolinës S27 është zgjidhja ideale për tu freskuar gjatë ditëve të nxehta të verës. Me fuqi 2.5-3W dhe voltazh 3.7-5V, është e përshtatshme për përdorim në zyrë, në shtëpi, në dhomë studimi apo edhe në makinë. Përmasat kompakte prej 29 cm lartësi dhe diametër rrethi 24 cm, si dhe pesha e lehtë e bëjnë të lehtë për tu transportuar dhe përdorur kudo.
Bateri e Rikarikueshme: Freskuesja është e pajisur me bateri të rikarikueshme (5V, 1A, fuqi 4.5W), duke ju lejuar ta përdorni pa qenë vazhdimisht e lidhur me energjinë elektrike. Karikimi realizohet përmes portës USB Type-C, ndërsa kablloja e karikimit përfshihet në paketim.
Përdorim i Thjeshtë: Freskuesja kontrollohet përmes një butoni të vetëm, i cili mundëson përdorimin e të gjitha funksioneve. Me çdo shtypje ndryshon një nga 4 nivelet e shpejtësisë së erës, ndërsa shtypja pasuese e fik pajisjen. Ky sistem e bën përdorimin të shpejtë dhe praktik në çdo moment.
Freskuesja është e pajisur me një helikë të rregullueshme me rrotullim 360 gradë, e cila ju lejon të drejtoni rrjedhën e ajrit në këndin e dëshiruar.
Ndriçim RGB dhe Dizajn Modern: Përveç funksionit të freskimit, kjo freskuese është e pajisur me 7 modalitete ndriçimi RGB, të cilat bejne qe ambjenti juaj te duket i kendshem dhe modern, duke u përshtatur lehtësisht në tavolinën e punës, dhomën e gjumit, zyrën apo ambiente të tjera të brendshme.

Nuk ka ende komente.