Përshkrim
Endoskop për inspektim makine (me aplikacion)
Endoskop: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional. I përshtatshëm për përdorim nga specialistë (për qëllime të ndryshme), në servis makinash, nga hidraulikë dhe teknik të tjerë. Mundëson kontroll të imtësishëm të motorrit të makinës pa e çmontuar. Endoskopi është i pajisur me kamera HD, lentja e së-cilës është kundër uji & vaji.
Endoskop me App: Endoskopi është i pajisur me aplikacion (UseePlus). Me anë të aplikacionit ju mund të shikoni pamjet e kameras, mund të fotografoni dhe gjithashtu të regjistroni video.
Endoskopi është i pajisur me fishë lidhese me kokë type-C, për tu lidhur me smartphone apo tablet Android. Në paketim gjenden adaptor Type-C në Lightning (për iPhone & iPad) dhe type-C në micro-USB.
Tub Fleksibël: Endoskopi është i pajisur me tub fleksibël me gjatësi 95cm. Koka fundore e së cilit është e rrotullueshme në dy anë 180°. Tubi është i ndërtuar me material rezistent fleksibël. Trashësia prej 8.5mm, mundëson lehtësi në përdorimin e endoskopit për qëllime të ndryshme.
Kamera HD: Endoskopi është i pajisur me lente kamera HD. Lentja është rezistente ndaj ujit dhe substancave vajore. E pajisur me 7 çipa LED mundëson dallueshmëri të qartë të ambientit që ju nevojitet të kontrolloni.
Përdorim i thjeshtë:
- Montoni mbajtësen e telefonit në trupin e endoskopit.
- Shkarkoni aplikacionin përkatës.
- Skanoni kodin QR në manual (ose kërkojeni në App Store ose Play Store – UseePlus.
- Vendosni adaptorin përkatës (në rast nevoje).
- Vendosni telefonin në stativ.
- Hapni aplikacionin.
- Vendosni fishën.
- Pamjet do të shfaqen në mënyrë automatike.
- Me anë të aplikacionit mund të bëni foto ose video
(Gjithashtu të kontrolloni këndin e shfaqjes së imazhit). - Vendosni fishën.

Nuk ka ende komente.