Përshkrim
Prozhektor 80W me Panel Diellor
Prozhektor LED me Panel Diellor: Projektuar për të ofruar ndriçim të fuqishëm, inteligjent dhe ekonomik në ambiente të jashtme. Pajisja është e pajisur me bateri të rikarikueshme 3.2V 5Ah, e cila karikohet automatikisht gjatë ditës përmes panelit diellor dhe ndizet vetë gjatë natës, duke garantuar funksionim të pavarur nga rrjeti elektrik.
Me Sensor Levizjeje: Prozhektori disponon sensor lëvizjeje dhe sensor drite, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e përdorimit. Karikimi i plotë realizohet për rreth 6-8 orë në dritë dielli dhe mundëson deri në 16 orë ndriçim, në varësi të modalitetit të zgjedhur.
Kundra Ujit IP65: Me rezistencë ndaj ujit dhe kushteve atmosferike IP65, ky prozhektor është ideal për përdorim në rrugë, parqe, parkingje apo ambiente të jashtme të dyqaneve. Fuqia maksimale 80W dhe përmasat 49x22cm e bën një zgjidhje praktike dhe efikase për ndriçim të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Nuk ka ende komente.