Përshkrim
Boks mural me stativ metalik (FT-205)
Montim i thjeshtë dhe i shpejtë: Boksi mural me stativ metalik dhe altoparlant 5.25 inch, mund të montohet shumë lehtë dhe shpejt ne mure (duke e kapur me vida) ose mund të vendoset në ndonjë shtyllë, kjo varet në rrethanat tuaja se ku dëshironi ta poziciononi. Stativi për varjen e boksit ju ofton mundësi që të mund të ndryshoni pozicionin e tij dhe ta fiksoni atë ne pozicione të ndryshme, pasi jua ofron këtë fleksibilitet.
Ngjyra e bardhë dhe përmasat e saj 16.5x16x25 cm e saj e bëjnë atë të përshtatshme për çdo ambjent ku mund ta vendosni.
Përdorim për çdo ambjent: Ky boks është i projektuar me altoparlant për sisteme audio profesionale, me fuqi të vlersuar 30W dhe voltazh 110V, ideale për ambjente mesatare dhe të mëdha, si oborre, salla , dyqan të mëdha etj. Përshtatet shumë lehtë me shumicën e amplifikatoreve, pasi impedanca e saj prej 8 ohm është standarti që përdorin më së shumti. Me një sensitivitet prej 92 dB, zëri del i fuqishëm dhe i pastër, pa pasur nevoj për një amplifikator më të fortë për tu përshtatur boksit.
Përgjigja ndaj frekuencave: Altoparlanti ofron bas të thellë dhe tinguj të balancuar, nga frekuencat e ulëta deri te tonet e larta e të qarta. Me një interval frekuencash prej 80-20KHz, brenda intervalit që percepton dëgjimi i njeriut (20-20KHz), ai siguron një përvojë dëgjimi të këndshme dhe komode.

Nuk ka ende komente.