Përshkrim
Boks me Bluetooth dhe Mikrofona ZEG-8888
Boks muzike: Ky boks muzike vjen i pajisur me dy altoparlantë basi 8 inç dhe altoparlant për frekuenca të larta, duke garantuar cilësi zëri të shkëlqyer nga 70Hz deri në 20KHz. Sistemi përfshin dy mikrofona pa tel dhe telekomandë për tju ofruar liri të plotë gjatë këndimit.
Lidhje universale: Teknologjia e integruar Bluetooth ofron transmetim pa tel deri në 10 metra distancë. Paneli i sipërm i pajisjes mundëson larmishmëri lidhjesh duke përfshirë portë për kartë TF, hyrje AUX, radio FM, si dhe USB, për të luajtur formatet MP3 dhe WAV.
Burim energjie: Bateria prej litiumi 7.5V 4500mAH siguron performancë të gjatë pa pasur nevojë për prizë elektrike. Karikimi i plotë kërkon rreth 4 ose 5 orë përmes adaptorit DC 9V 2A, boksi pastaj mund të luaj muzikë deri në 6 orë vetëm duke përdorur baterine, duke e bërë këtë pajisje me peshë totale 8KG shoqëruesen perfekte për festa.
Kontroll total: Paneli ofron butona rrëshqitës për menaxhimin e basit dhe jehonës, së bashku me rrotulla kontrolli me drita LED për volumin. Ekrani i integruar dixhital ju mban të informuar mbi baterinë ose stacionin e radios që po dëgjoni aktualisht. Boksi ndizet ose fiket lehtësisht me anë të çelesit on off. Për kontroll më te lehte edhe nga distanca mund të përdoret telekomanda që vjen bashke me paisjen. Boksi ka përmasa 60 x 32 x 22 cm.

Nuk ka ende komente.