Përshkrim
Boks me Bluetooth 12W (KP-829)
Teknologji Bluetooth: Boksi i muzikës me teknologji Bluetooth 5.4 ofron lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme me pajisjet tuaja në një distancë deri në 10 metra.
Me fuqi prej 12W, ai siguron tingull të pastër dhe volum të mjaftueshëm për të shijuar muzikën në shtëpi, në zyrë apo gjatë aktiviteteve në ambient të hapur.
Bateri e rikarikueshme – Strukturë rezistente: Pajisur me bateri të rikarikueshme 2400mAh, ky boks mundëson deri në 4 orë përdorim me një karikim të vetëm.
Struktura rezistente ABS garanton qëndrueshmëri dhe përdorim afatgjatë, ndërsa paneli i integruar i kontrollit e bën menaxhimin e muzikës të thjeshtë dhe praktik.
Drita Dinamike LED & Opsione të ndryshme input: Përveç lidhjes Bluetooth, boksi mbështet AUX, USB dhe kartë memorie, duke ju ofruar fleksibilitet maksimal për të dëgjuar muzikën nga burime të ndryshme.
Dritat dinamike LED RGB krijojnë një atmosferë tërheqëse dhe moderne, ndërsa fisha e fuqizimit e përfshirë në paketim ju lejon ta përdorni menjëherë pas blerjes.

Nuk ka ende komente.