Përshkrim
Boks 10W me Bluetooth dhe dritë RGB (KP-554)
Boks portabël: Kombinim i dizajnit modern dhe performancës së mirë audio, i krijuar për përdorim të përditshëm në çdo ambient (të jashtëm ose të brendshëm).
Pajisur me dorezë për komoditet transportimi .
Me formë kuboide (100 x 96 x 100 mm), boksi është kompakt, i lehtë për tu mbajtur me vete dhe përshtatet lehtësisht në shtëpi, zyrë apo në aktivitete jashtë (plazh, kamping, hiking, etj).
Lidhje e menjëhershme – Audio e fuqishme: Boksi është i pajisur me teknologjinë Bluetooth 5.3, ofron lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme deri në 10 metra distancë, duke siguruar dëgjim pa ndërprerje.
Lidhja e boksit bëhet në mënyrë të menjëhershme pas herës së parë.
Altoparlanti 10W jep një zë të fuqishëm dhe të pastër, me bass të theksuar që e bën muzikën më të gjallë dhe më të plotë në çdo volum.
Bateri + Drita RGB: Bateria e rikarikueshme e boksit me kapacitet 2400mAh mundëson përdorim të gjatë, duke e bërë të përshtatshëm për orë të tëra dëgjimi muzike pa shqetësim.
Dritat LED RGB të integruara në anët e boksit krijojnë një atmosferë moderne dhe dinamike.
Struktura rezistente e bën pajisjen më të qëndrueshme dhe të besueshme për përdorim të përditshëm.

Nuk ka ende komente.