Përshkrim
Automatik me Gogla Uji M416
Montim i lehtë dhe i shpejtë: Kjo lodër automatike që përdor gogla uji, vjen në paketim me pjesë të ndara. Montimi i tyre është shumë i lehtë dhe i shpejtë. Silenciatori dhe karikatori në formë granate mund të vendosen shpejt duke i vidosur me dorë, pa pasur nevojë për mjete të tjera.
Automatik M416: Automatiku ka dizajnin e një arme M416 reale, por në një version më të vogël, me përmasa 48 cm, duke e bërë atë të përshtatshme për çdo fëmijë mbi 14 vjeç apo të rritur që dëshiron të argëtohet. Automatiku përdor një bateri Li-ion 14500 të rikarikueshme, të cilën e gjeni në paketim dhe është e thjeshtë për tu montuar tek doreza ku ndodhet këmbëza. Bateria përdor tension 7.4V dhe ka kapacitet 500 mAh/ 3.7Wh, e cila ofron kohë të mjaftueshme për një lojë argëtuese. Automatiku është në gjendje të godasë një fishek uji deri në 30 metra largësi, duke rritur sipërfaqen e veprimit për një lojë më interesante dhe argëtuese.
Dizajni i automatikut: Ky automatik vjen jo me një ngjyrë fikse, por me një dizajn grafiti shumëngjyrësh. Përmasat e tij e bëjnë atë të lehtë për tu mbajtur nga fëmijë apo të rritur, duke ju dhënë liri veprimi edhe në hapësira të ngushta. Automatiku përdor fishekë uji 7-8mm, të cilët nuk ju dëmtojnë gjatë lojës, por sugjerohet që gjatë lojës të tregohet kujdes dhe të përdoren syze për të mbrojtur sytë dhe të tregohet kujdes që të mos goditet kundërshtari në fytyrë.

Nuk ka ende komente.